Siri, OSDH: 32 luftëtarë të ISIS-it të vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit

50
Të paktën 32 luftëtarë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë sot në fortesën e tyre në Raqa, në veri të Sirisë nga sulmet e mundshme të koalicionit, bëri të ditur Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Avionë ushtarakë të koalicionit ndërkombëtar kanë vrarë të paktën 32 xhihadistë dhe plagosur më shumë se 40 të tjerë gjatë 15 sulmeve që kishin si objektiv bazat e ISIS-it në veri, në lindje dhe në juglindje të qytetit Raqa”, pohoi për median Rami Abdel Rahmane, drejtori i OSDH-së.