Siri, ISIS liron 25 pengje të krishterë, mes tyre nëna dhe fëmijë

422
ISIS liroi sot 25 të krishterë, që u kapën së bashku me 200 të tjerë në shkurt të këtij viti. Sipas shoqatës së të drejtave të njeriut “Assyrian”, në mesin e pengjeve të liruara ndodhen 16 fëmijë dhe 9 gra.
Ata gjenden tani në qytetin kristian, Tal Tamr, në verilindje të Sirisë. Numri i të burgosurve të liruar tashmë ka shkuar në 148 persona. Sipas Ahran, lirimi i tyre ishte fryt i një negocimi mes kishës dhe ISIS.
Sigal