Shteti Islamik ekzekuton 23 civilë, përfshirë edhe gra dhe nëntë fëmijë, derisa avanconte më 15 maj drejt qytetit të lashtë sirian, Palmyra. Grupi militant ka vrarë zyrtarët qeveritar dhe familjet e tyre në gjakftohtësi nën qiell të hapur në Palmyra duke vrarë kështu 23 persona, të dhëna këto të grupeve që monitorojnë situatën atje.
Trupat e IS-it tani janë brenda një kilometri të një zone të trashëgimisë botërore, dhe ekziston frika se ata do e shkatërrojnë atë pasi njëjtë kanë vepruar edhe me zonat arkeologjike të Nimrudit dhe Hatrës. Shefja e UNESCO-s, Irina Bokova, ka thënë s trupi botëror është “shumë i shqetësuar”.
Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se Siria duket se nuk do të ketë paqe para se ai të përfundoi mandatin presidencial në fillim të vitit 2017, ndërsa e ka konfirmuar qëndrimin e tij se ky konflikt nuk ka “zgjidhje ushtarake”.
“Situata në Siri të then zemrën, por është jashtëzakonisht komplekse”, Obama i ka thënë televizionit saudit, Al Arabiya, më 15 maj, dhe ka shtuar se “shpesh në rajonin e Lindjes së Mesme, njerëzit gjithçka ia atribuojnë SHBA-ve”.