Siri, 68 fëmijë me mesin e 126 të vrarëve gjatë sulmi në autobusë

549
Të paktën 68 fëmijë ishin në mesin e 126 personave të vrarë gjatë një sulmi me bombë të shtunën në Siri, ndërsa autobusët po transportonin të shpërngulurit nga qytetet e rrethuara siriane.

Një automjeti i mbushur me eksploziv godit konvojin e autobusëve pranë Aleppo-s.

BBC shkruan se një grup i monitorimit të të Drejtave të Njeriut thotë se të paktën 109 persona mes të shpërngulurve nga qytetet e rrethuara nga forcat qeveritare u vranë, ndërsa këtu përfshihen edhe punëtorë të ndihmave dhe ushtarë rebelë.

Shumë të tjerë u plagosën në këtë sulm, tha grupi. Shpërthimi shpartalloi autobusët dhe makinave ju vu zjarri.

Në sulme të tjera, thuhet se disa njerëz kryesisht fëmijë janë plagosur nga granatimet në kryeqytetin e Damaskut.

Të paktën tri predha goditën pranë qendër “Umayyad Square”, raportuan mediat qeveritare, duke fajësuar për këtë “terroristët”.
Sigal