Sigal

SHBA-Uragani Florence po intensifikohet me shpejtësi të madhe teksa po lëviz drejt brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas National Hurricane Center ai është forcuar në kategorinë 3 me erëra që arrijnë në 185km/orë për të arritur kategorinë 4 ose 5 përpara se të arrijë në East Coast natën e të enjtes.

Ekspertët thonë që uragani mund të prekë tokën në pjesën veriore të Karolinës së Jugut dhe Outer Banks në Karolinën e Veriut.

Si masë paraprake autoritetet në Karoninën e Veriut kanë dhënë urdhër për evakuimin e detyruar për Dare Country dhe Hatteras Islan.
“Ka një rrezik kërcënues për jetën për shkak të Florence’, ka bërë me dije National Hurricane Center, në një koment në rrjetet sociale.