Sipas Raportit në vendet më paqësore në botë, përfshihet edhe Shqipëria

555
Sigal

Institutit për Ekonominë dhe Paqen ka publikuar raportin vjetor për vendet më të paqësore në botë.

Vendet më të mira për paqen sigurisht që gjenden në Evropë, ku vendin e parë e zë Islanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Austria, ndërsa në listë  përfshihet edhe Kanadaja, Zelanda e Re apo Japonia.

Shqipëria renditet në vendin e 54, ndërsa Kosova në vendin e 77 duke shënuar përmirësim krahasuar me vitin e shkuar.

Mund të jesh superfuqi globale, por mund të mos renditesh aq mirë në listë. Shtetet e Bashkuara për shembull janë në vendin e 103.

Renditja bëhet duke u bazuar në tre faktorë: Niveli i mbrojtjes dhe i sigurisë në shoqëri, konfliktet e brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe militarizimi.