Simsek: Berlini të përforcojë angazhimin ushtarak në Siri

455
Zëvendëskryeministri turk, Mehmet Simsek, i kërkoi sot Gjermanisë të përforcojë angazhimin e saj ushtarak në siri nëse kërkon t’i japë fund fluksit të refugjatëve, në një intervistë për të përditshmen “Die Welt”.
“Gjermania duhet të bëjë patjetër më shumë ushtarakisht, ashtu si Turqia”, theksoi Simsek i cili shprehet pasi 10 turistë gjermanë u vranë të martën gjatë një atentati kamikaz në Stamboll.
Kryeministri turk, Ahemt Davutoglu, si dhe shumë anëtarë të qeverisë së tij, do të vizitojnë të premten më 22 janar Berlinin. Lufta kundër organizatrës Shteti Islamik (ISIS) si dhe kriza e refugjatëve, që shumica kalojnë nga Turqia për të vajtur kryesisht në Gjermani, pritet të zënë një vend të rëndësishëm në bisedimet Ankara-Berlin.
Sigal