Sillnin kokainë nga Holanda, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali

428
Sigal

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë trafikantësh droge e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Banda drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë G. I., 25-vjeç dhe K. I., 21 vjeç banues në komunën Fiesole, në provincën e Firences.

Kjo bandë trafikonte kryesisht kokainë nga Holanda e Belgjika në veri të Italisë. Droga transportohej me automjete të modifikuara me anë të dy korrierëve italianë 50 dhe 51 vjeç e më pas magazinohej në qytezën e Fiesolas.

Më pas droga shpërndahej në tregjet e shitjes në territoret e Bergamos, Ferraras, Venezias, Monza e Bolzano.

Gjatë operacionit u sekuestruan 11 kg kokainë me vlerë tregu 800 mijë euro, 1 kg marijuanë e 20 mijë euro cash.

Ndërsa gjatë hetimeve janë sekuestruar dhe 20 kg të tjera kokainë me vlerë të përgjithshme 2.5 milionë euro.

Hetimet e operacionit nisën pas sekuestrimit në qershor të 2019 të rreth gjysmë kilogrami kokainë dhe arrestimit të një çifti të fejuarish shqiptarë banues në komunë e Valcamonmica në provincën e Breshës.

Brenda 2 muajsh antidroga italiane mundi të zbardh skemën e organizmit të këtij grupi kriminal.

Dy italianët, korrierët e drogës u arrestuan një javë më parë në Firence. Në automjetin e tyre tip Nisan Qashqai u gjet një sasi kokaine e fshehur në tapicerinë e pjesë së sipërme të makinës e cila hapej përmes një pulsanti të telekomanduar.

Në mëngjesin e sotëm u ekzekutuar faza finale e këtij operacioni që çoi në arrestimin e anëtarëve të tjerë të këtij grupi trafikantësh në disa provinca italiane.