Si u krijua shteti islamik ISIS në burgun e Camp Bucca

447
Një nga krerët kryesorë dhe komandantët e lartë të shtetit islamik zbulon detaje sesi grupi islamik ISIS është themeluar brenda një burgu në Irak nën hundën e policëve amerikanë. Plani për të krijuar shtetin islamik lindi në burgun Camp Bucca, në Irak raporton prestigjiozja The Guardian.
Xhihadisti Ebu Ahmed , hyri në burg dhe më pas u bë një nga komandantët kryesorë të ISIS. Ai dhe shumë të tjerë u rrëmbyen nga ushtarët amerikanë nga qytetet dhe fshatrat e Irakut, dhe ngadalë në burg iu krijua urrejtja për praninë amerikane në Irak.
Këto janë disa prej dëshmive që “The guardian” bën publike.
Ebu Ahmed u takua për herë të parë me pikërisht në burg.
Ai njihet si emir i ISIS duke u cilësuar si një nga terroristët më të rrezikshëm në botë. 
Ebu shprehet se ai respektohej nga ushtria amerikane: “Nëse donte të vizitonte dikë ,apo nga një kamp tjetër ai e bënte, ndërsa ne jo. Nën hundën e tyre po indte një udhëheqës që do të ndërtonte Shtetin Islamik. Buca ishte një fabrikë. Aty u krijua strategjia jonë”
Policët amerikanë e cilësonin atë si Mandela, si njeriu që do të shpëtonte Irakun.
Luftëtari rrëfen se amerikanët e liruan pasi shihnin te ai figurën e një njeriu udhëheqës, i aftë për të moderuar influencat më radikale

.
Sigal