Sigal

Policia në Alaska ka arrestuar një 23-vjeçare pasi akuzohet për vrasjen e dy fëmijëve të saj.

Stephany E. LaFountain, 23 vjeçe, akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 13-muajshe më 20 nëntor të vitit të kaluar, dhe fëmijën e saj katërmujor më 15 shtator 2015, njofton Anchorage Daily Neës.

Të dy foshnjat ishin të shëndetshëm, por papritur kishin ndalur frymëmarrjen.

Megjithatë vdekja e fëmijës së parë i ka kaluar organeve të zbatimit të ligjit pa u vënë re dhe nuk ishte hetuar për vrasje të mundshme. Dyshimet e policisë erdhën në vdekjen e foshnjës së dytë.

Kur policia filloi të hetojë vdekjen e fëmijës së saj, ekipet mjeko-ligjore gjetën një sërë kërkimesh të dyshimta kur hynë në kompjuterin e saj rreth një orë para thirrjes së policisë, hetuesit gjetën se ajo kishte kërkuar mbi mënyrat se si mund të kryhej vrasje pa lënë gjurmë: Mënyrat për të vrarë njerëz pa prova, dhe Si të: Kryeni Vrasjen e Përsosur.

Për fëmijën e parë ende nuk është përcaktuar shkaku përfundimtar, por hetuesit besojnë se është mbytur nga 23-vjeçarja, ndërsa për vajzën e dytë shkaku është bërë i njohur, vdiq si pasojë e mungesës së oksigjenit.

23-vjeçarja u arrestua të mërkurën. Ajo do të paraqitet në gjykatë të premten.

Shefi i policisë së Fairbanks Eric Jeëkes u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se krimi i tmerrshëm duhet të shërbejë për t’i kujtuar të gjithëve ‘të keqen’ që fshihet në të gjitha komunitetet.