“Si shpëtuan 15 shqiptarë nga sulmi në Las Vegas”, flet biznesmeni: Disa janë punësuar aty

Fatmir Frank Hamzaj është një biznesmen i dalluar dhe drejtuesi disavjeçar i komunitetit

shqiptar në Las Vegas. Ai ka rrëfyer për INA-n se masakra ka qenë e tmerrshme pasi kanë humbur jetën dhjetëra njerëz të pafajshëm.

Sipas tij, fatmirësisht kanë shpëtuar 15 shqiptarë që ishin të punësuar në kazinonë “Mandalay
Bay Hotel”, e cila gjendet përballë vendit ku u mbajt koncerti.

“Aty janë të punësuar mbi 15 shqiptarë, të cilët janë roje sigurie, apo punonjës të lojërave të
fatit, dhe mirëmbajtës së kazinosë së famshme ‘Mandalay Bay Hotel’ në Las Vegas.
Në ate moment që ndodhi ngjarja asnjëri prej tyre deri tani nuk thuhet se ka qenë pjesëmarrës në
koncertin muzikor në rrugën 91-Str., i cili është një shesh përballë kazinosë ku ndodhi ngjarja
dhe fatmirësishtë, të gjithë pra të 15 shqiptarët, duke folur me ta tani, më thanë se janë
shëndosh e mirë”, tregoi Frank Hamzaj.

Ai ka shprehur keqardhje për viktimat, duke i shprehur ngushëllime familjeve dhe gjithë
popullit amerikan.

Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave është 58 të vrarë, dhe të paktën më shumë se
500 u plagosën në sulmin me armë zjarri që ndodhi të dielën mbrëma jashtë oborrit në
kazinoje në sheshin para rrugës 91-Str. në afërsi të Mandalay Bay Hotel, në qytetin që ashtu
quhet “Mbretëria e bixhozit” në Las Vegas, Nevada–SHBA.

Autori i dyshuar i sulmit, në Las Vegas, është një 64-vjeçar i quajtur Stephen Paddock, cili
ende nuk është konfirmuar se ka lidhje me grupe terroriste dhe a ka qenë vetëm apo i
organizuar, thotē policia.

Megjithatë, Ligji shtetëror i Nevadës, ngjarjen e përcakton si vrasje në masë, pra si një akt terrori.
Autoritetet, thonë se po kërkojnë edhe partneren e tij me të cilën jetonte në shtëpi, 62-vjeçaren
të quajtur Marilou Danley. Ajo është e gjatë rreth (125cm), peshon (50 kg) dhe ka pamje aziatike.