“Si shpëtova falë një jastëku”, rrëfehet e mbijetuara e tërmetit në Itali

515
BBC sjell rrëfimin e një vajza të quajtur Maria Gianni. Ajo ka dalë e gjallë nga rrënojat e banesës së saj vetëm sepse një jastëk të cilin e vuri mbi kokë i ka shpëtuar jetën. “Në njërën anë i gjithë muri ra, por mua nuk më goditi”, tha ajo për agjencinë e lajmeve AP.
“Nga ana tjetër përsëri ra muri por prap nuk më goditi, edhe pse kaloi fare pranë meje, shumë shumë afër meje, dhe për fat të mirë nuk pësova gjë. Më pas ishte rradhe e tavanit që ra mbi kokën time, por arrita të vendos një jastëk mbi kokë dhe nuk u godita, për fat të mirë”. Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli.
Mediat, referuar autoriteteve raportojnë se pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km. Viktimat e para u konfirmuan nga shembja e banesës së tyre në Pescara të Trontos, një zonë në Arquata.
Sigal