Si mund të shpëtosh nga një aksident ajror? Ja projekti

481
Keni menduar ndonjëherë se mund ti mbijetoni një aksidenti ajror? Një inxhinier ka konceptuar dhe projektuar një mënyrë, duke skicuar trupin e çmontueshëm të avionit, në raste emergjencës.
Ideatori i kabinës fluturuese është Vladimir Tatarenko, dhe prej tre vitesh po punon për këtë projekt.
Video tregon saktësisht se si ajo do të punojë gjatë situatave emergjente në fluturim.
Pjesa ku do të qëndrojnë pasagjerët është një kabinë e ndashme nga pjesa tjetër e avionit, e cila gjatë incidentit lejon shkëputjen e saj dhe më pas bëhet ulja në mënyrë të sigurt nëpërmjet parashutave të cilat janë të bashkangjitura në kabinë. Këto parashuta hapen automatikisht kur kabina shkëputet nga trupi i avionit.
Po ashtu ky projekt parashikon që në kabinë të jenë edhe bagazhet e pasagjerëve, në mënyrë që ata mos humbin asnjë send personal.
Sigal