Si mund të rikthesh dritat pas një uragani?

488
Miliona banorë në rajonet e prekura nga uragani “Irma” në Shtetet e Bashkuara mbetën pa energji elektrike për ditë me radhë.
Megjithë punën pa orar të grupeve të riparimit të defekteve, rikthimi i energjisë për të gjithë në një kohë rekord ishte i pamundur.
E mërzitur nga situata, një grua nga Florida, të cilës i mungonte prej ditësh energjia elektrike në banesën e saj, nxorri një lajmërim tundues dhe po aq tundues e mori përgjigjen nga elektriçistët.
“Një grua beqare dhe seksi kërkon një elektriçist seksi që t’i elektrifikojë jetën e saj”, ishte njoftimi i nxjerrë prej 37-vjeçares, Kynse Leigh, nënë e një fëmije.
Dikush e pa dhe e fotografoi mesazhin e Kynse-s dhe më pas e hodhi në rrjetet sociale, ku u shpërnda me shpejtësi deri kur ra në sytë e një elektriçisti të zonës…e përgjigjja nuk vonoi.
Përgjigja nuk mungoi.
“Energjia rikthehet për pak! Elektriçisti i PPL (kompani energjitike) është duke punuar për riparimin e defektit”, shkruhej nën mesazhin e konsumatores 37-vjeçare.


Sigal