Si bashkohen vajzat perëndimore me ISIS, libri i gazetares franceze

485
Një gazetare franceze ka botuar një libër se si qindra vajza perëndimore i bashkohen grupit isalmik, ISIS. Gazetarja me pseudonimin Ana Erel tregon në librin e saj se Siria është një udhëtim me blietë vetëm vajtje, pasi kthimi nuk dihet. 
Edhe pse ka rrezikuar shumë për jetën e saj, në librin e saj ajo tregon si ra në kontakt me anëtarë të shtetit islamik. Ajo hyri në kontakt me anë të rrjeteve sociale me një militant të ISIS, Abu Bilel, i cili u dashurua me të dhe i kërkoi që të shkonte në Siri. Gazetarja trgon se kishte vendosur një marrëdhënie duke u prezantuar si një vajzë pa baza të forta , një 20 vjeçare pak e humbur. 
Ajo tregon se kishte shkuar deri në Amsterdam, ashtu si i kishte kërkuar Bilel por atje cdo gjë ishte anuluar pasi ai nuk kishte respektuar disa nga premtimet që i kishte bërë. Pas kësaj Bilel e kishet kërcënuar vazhdimisht. Aktualisht gazetarja franceze e cila jeton e ruajtur nga policia ka marrë disa kërcënim eme vdekje. 
Hetimi i saj tregon për një fenomen ku janë të përfshirë shumë të rinj të gatshëm për të lënë Europën për tu bashkuar me xhihadistët në Siri. Ajo tregon se të rinjtë nisen me shpresën se do të jetojnë të plotë besimin e tyre që në fakt është një sekt. Qëllimi i tyre është të shpërndajnë sa më shumë nëpër botë këtë besim, dhe është kjo arsyeja që ky fenomen është i rëndë dhe i rrezikshëm. Sipas shërbimeve europiane të sigurisë janë të paktën 600 vajzat që i janë bashkuar militantëve islamikë në Siri dhe Irak. 
Sigal