Shuhet në aksident familja me 8 anëtarë

135

Një çift bashkëshortesh dhe 6 fëmijët e tyre kanë humbur tragjikisht jetën pasi makina me të cilën udhëtonin ra nga shkëmbi, në një lartësi prej 30 metrash. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kaliforni të SHBA-ve, vetëm pak ditë pasi punonjës të shërbimit në mbrojtje të fëmijëve, kishin vizituar familjen.

Kjo ka ngritur pikëpyetje tek hetuesit, nëse Jennifer Hart, e cila ndodhej në timonin e makinës e ka përplasur vetë mjetin drejt detit apo ngjarja ka qenë aksidentale.

Jennifer dhe bashkëshortja e saj Sarah udhëtonin sëbashku me 6 fëmijët e tyre të adoptuar. Ato besohet se po shkonin për disa ditë pushime dhe ishin nisur nga shtëpia e tyre në Portland, kur ndodhi tragjedia.

Fqinjët e familjes Hart, për mediat amerikane thanë se dyshonin që fëmijët mund të kishin qenë viktima të abuzimit. Duke folur për KOIN (6) një prej fqinjëve tha se pasi punonjës të shërbimit social kishin shkruar në shtëpinë e tyre, çifti ishte larguar me shpejtësi sëbashku me fëmijët.

Oficerët gjetën trupat e pajetë të tre prej fëmijëve, Markis, 19 vjeç, Jeremiah, 14, dhe Abigail, po 14 vjeç, si dhe të dyja grave, të cilat ishin 39-vjeçe.

Kërkimet vijojnë për 3 fëmijët e tjerë, Hannah, 16 vjeç, Devonte, 15 dhe Sierra, 12, të cilët besohet se kanë mbetur të bllokuar brenda makinës.

Pavarësisht dyshimeve se fëmijët mund të kenë qenë viktima të abuzimit nga prindërit e tyre, autoritetet thonë se deri më tani nuk ka të dhëna që të tregojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të qëllimshme