Sigal

Ish-Presidenti i SHBA Xhorxh H.W. Bush ka vdekur në moshën 94 vjeçare në Houston, sipas zëdhënësit të tij Jim McGrath shkruan BBC . George Bush Sr, siç ishte i njohur  ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e  Ronald Reagan.

Megjithë e vlerësimet dhe  popullaritetin e tij , ai u akuzua për shpërfillje të çështjeve të brendshme dhe u mund nga Bill Klinton në zgjedhjet e vitit 1992.

Ai ishte një aviator i Luftës së Dytë Botërore përpara se të hynte në politikë në vitin 1964 si një republikan.

Në prill, ai u shtrua  në një njësi spitalore të kujdesit intensiv për shkak të një infeksioni, një javë pas vdekjes së gruas së tij Barbara.

George H.W. Bush pasoi në Zyrën Ovale një figurë madhore të politikës amerikane siç ishte Presidenti Ronald Reagan, një rival i tij i dikurshëm.

Gjatë një periudhe të re që filloi më 20 janar 1989, Presidenti Bush u gjend në krye të superfuqisë së vetme të mbetur në botë. Muri i Berlinit ra; Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari; blloku komunist në Europën Lindore u shkatërrua; Lufta e Ftohtë kishte marrë fund.

Diplomacia e tij e fuqishme por e përmbajtur ndihmoi që këto ngjarje të kalonin në paqe dhe harmoni në skenën botërore.

Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtur udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.