Shtyhet vizita e zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence në Izrael dhe Egjipt, zbulohet shkaku

477
Zëvendëpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e ka shtyrë vizitën e tij në Egjipt dhe Izrael, që ishte parashikuar për këtë javë.
Zyra e tij tha se është vendosur shtyrja e udhëtimit për të siguruar kalimin në Senat të reformës gjithpërfshirëse të taksave, kështu që ai do të duhet të qëndrojë në Uashington, duke shtyrë vizitën në Lindjen e Mesme.
Pritet që ky udhëtim i zotit Pence të realizohet në muajin janar.
Turneu i tij në Lindjen e Mesme ishte planifikuar me gjithë trazirat në rajon lidhur me njohjen e Jerusaleemit për kryeqytet të Izraelit, nga ana e presidentit amerikan Donald Trump.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, e ka anuluar takimin e tij të planifikuar me zotin Pence pas shpalljes për Jerusalemin, më herët këtë muaj. Takimin me zyrtarin e lartë amerikan e kanë anuluar edhe klerikët e lartë myslimanë dhe koptët e krishterë në Egjipt.
Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur veto ndaj një propozim-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën refuzohej vendimi i Trumpit.
Anëtarët e tjerë të këshillit votuan në favor të propozimit, që ishte paraqitur nga Egjipti.
Sigal