Shtohen ekstremistët e djathtë në Gjermani

484
Alternativa për Gjermaninë (AfD) është bërë partia e tretë më e fuqishme gjermane, pas sulmeve të dhunshme në Paris. Këtë e konfirmojnë anketat e fundit, të kryer nga tabloidi gjerman, Bild, duke treguar se gjermanët janë frikësuar nga ngjarjet e fundit.
“Pas unionit të djathtë dhe SPD, partia e tretë gjermane tani është AfD, duke arritur në mbështetje rekord prej 10.5%. Ata kanë përfituar nga politika anti azil, duke tejkaluar Partinë e Majtë dhe të Gjelbërit, me 10% secila” shkruan gazeta kulturore gjermane Die Zeit, transmeton Bota sot.
Sa u takon partive të para, unioni i djathtë ka 35% mbështetës, e majta me 23.5%. AfD, mes kërkesave që e dallon nga partitë tjera gjermane, është edhe kthimi i markës gjermane dhe euroskepticizmi si gjithë partitë tjera ekstreme të djathta në BE.
Sigal