Shteti Islamik konfirmon vdekjen e Abu Bakr al-Bagdadi, emëron liderin e ri të ISIS

415
Sigal

Udhëheqësi i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi i vrarë në sulmin amerikan është zëvendësuar nga Abu Ibrahim al-Hashimi. Lajmi është konfirmuar nga vetë Shteti Islamik. Grupi i armatosur i Shtetit Islamik ka konfirmuar vdekjen e al-Bagdadi dhe ka emëruar në krye të grupit të ISIS një lider të ri. Abu Hamza al-Qurayshi, zëdhënësi i ri i ISIS e bëri publik këtë lajm përmes një deklarate audio të shpërndarë për mediat.

Deklarata u bëri thirrje pasuesve të grupit që të zotohen për besnikëri ndaj udhëheqësit të ri, titulli i të cilit tregon se si pretendon se ka prejardhje nga fisi i Profetit Muhamed. Gjithashtu në deklarëtn audio ai u është drejtuar edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke u thënë; “Mos u gëzoni”, shkruan AlJazeera.

Lideri i ISIS, Abu Bakr la-Bagdadi u vra më 27 tetor gjatë një aksioni ushtarak. Lideri i Shtetit Islamik vrau veten duke shpërthyer jelekun eksploziv që kishte veshur. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga Presidenti amerikan, Donald Trump.