Shtetet e Bashkuara tani edhe me qytet inteligjent

588
Kompania Panasonic mund të jetë më e njohur për elektronikën e konsumit, por vitet e fundit ajo ka filluar të punojë edhe në dizajnin urban të teknologjisë së lartë.
Kompania tani po ndërton infrastrukturën e “smart city” pranë Denver, Kolorado, me qëllim për të kthyer zonën në një “qytet inteligjent” deri në vitin 2026. Iniciativa është pjesë e një programi të quajtur CityNow.
Megjithëse përkufizimi i një “qyteti të zgjuar” ndryshon, termi zakonisht përshkruan një zonë metropolitane që prioritizon përdorimin e teknologjisë në infrastrukturën e saj.
shba-panasonic-po-nderton-nje-qytet-super-4
Në një sipërfaqe toke prej 400 hektarësh, pranë Aeroportit të Denverit, kompania ka instaluar WiFi falas, drita rruge LED, sensorë ndotjeje, panele diellorë dhe kamera sigurie. Me ndihmën e mikrogridit të ri (i cili mbështetet pjesërisht në energjinë diellore), qarku mund të furnizohet për 72 orë në rast të një ndërprerjeje të energjisë elektrike. Jarrett Wendt, EVP i Panasonic Enterprise Solutions, tha se me ndihmën e rrjetit të ri (i cili mbështetet pjesërisht në energjinë diellore), qarku mund të furnizohet për 72 orë në rast të ndonjë ndërprerjeje energjie.
Sigal