Shtëpia e Bardhë: Shpresojmë të mbahet takimi Trump-Kim, në të kundërtën të përgatiten

153

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka ende shpresë që samiti i planifikuar mes të liderit verikorean, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump do të mbahet, pavarësisht kërcënimit të Phenjanit se do ta anulojë këtë ngjarje historike.

“Ne ende kemi shpresë që takimi do të mbahet dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders gjatë një interviste për Fox News.

“Në të njëjtën kohë, ne jemi përgatitur pasi këto negociata mund të jenë të vështira”, ka thënë ajo.

Sanders ka thënë gjithashtu se: “Presidenti është i gatshëm nëse ky takim mbahet. Në të kundërt ne do të vazhdojmë me presion maksimal ndaj Korese se Veriut”.

Këto komente Sanders i ka bërë pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të anulonte takimin me Trumpin, për shkak të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Takimi mes Trumpit dhe Kimit është planifikuar që të mbahet më 12 qershor në Singapor.