Shtëpia e Bardhë: Pohimet për luftë kundër Koresë Veriore janë “absurde”

464
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pohimet e ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut se, SHBA-ja i ka shpallur luftë Koresë së Veriut. Këto pretendime u quajtën “absurde”.
Kjo deklaratë erdhi nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, disa orë pasi diplomati i Koresë së veriut, tha se Phenjani ka të drejtë të mbrojë veten dhe të sulmojë bombarduesit strategjikë të SHBA-së.
“Ne nuk i kemi deklaruar luftë Koresë së Veriut. Sinqerisht, ky sugjerim është absurd”, ka thënë Sanders.
Ri Yong Ho, duke folur në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si përgjigjie ndaj SHBA-së, ai u ka thënë gazetarëve se “të gjitha opsionet janë në tryezë” për Korenë e Veriut.
“Bota duhet të kujtojë se SHBA-ja ishte e para që i shpalli luftë vendit tonë”, ka thënë Ri.
Ri ka paralajmëruar se Phenjani ka të drejtën të sulmojë bombarduesit strategjik të SHBA-së, edhe nëse janë jashtë zonës ajrore të Koresë së Veriut.
Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së Donald Trump e quajti liderin Kim Jong Un-in “ të çmendur”, vetëm një ditë pasi Kim e quajti presidentin Trump “matuf i çmendur amerikan”.
Sigal