Shtëpia e Bardhë fton Putinin në Washington

426
Mandatory Credit: Photo by ANATOLY MALTSEV/EPA-EFE/REX/Shutterstock (9762785o) Donald J. Trump and Vladimir Putin Russia US Summit in Helsinki, Finland - 16 Jul 2018 US President Donald J. Trump (L) and Russian President Vladimir Putin (R) shake hands during a joint press conference in the Hall of State at Presidential Palace following their summit talks, in Helsinki, Finland, 16 July 2018.
Sigal

Shtëpia e Bardhë ka ftuar zyrtarisht Presidentin rus Vladimir Putin në Washington.

Lajmi u njoftua të premten nga këshilltari i SHBA për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

“Ne kemi ftuar Presidentin Putin në Washington,“-tha Bolton në një konferencë shtypi gjatë një vizite në ish-Gjeorgjinë Sovjetike, ditë pas takimit me Putin dhe zyrtarë të lartë të sigurisë në Moskë.

Nuk është raportuar nëse Putini e pranoi ftesën e administratës Trump.

Putin ka takuar Presidentin Donald Trump disa herë në takime të ndryshme ndërkombëtare. Por kanë pasur vetëm një samit zyrtar në Helsinki në muajin korrik.

Por ky nuk është i vetmi takim i planifikuar midis dy liderave botërorë.

Trump dhe Putin planifikojnë të mbajnë një takim në Paris më 11 nëntor për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Por lajmi se presidenti rus është ftuar në SHBA ka ngritur shumë dyshime pasi agjencitë e inteligjencës po hetojnë dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.