Shtatë persona të vdekur nga stuhia që goditi Gjermaninë

621
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga një stuhi që preku Gjermaninë veriore dhe lindore.

Stuhia, me emrin Xavier shkaktoi erëra të forta dhe reshje shiu duke përhapur kaos tek qytetarët.

Në Berlin, era kishte një shpejtësi shumë të madhe, duke bërë që të anuloheshin përkohësisht edhe dy fluturime, ndërsa u mbyll edhe pjesa më e madhe e transportit publik.

Një prej viktimave është një grua, e cila vdiq pasi një pemë u rrëzua mbi makinën e saj. Ndërsa 4 persona të tjerë u vranë në rajonin e Brandenburgut.

Rreth 400 pasagjerë në një tren me shpejtësi të lartë nga Amsterdami në Berlin u evakuuan. Edhe në portin e Wilhelmshaven, një vinç që peshonte rreth 1.1 ton u rrëzua nga erërat e fota.

Autoritetet thanë se stuhia, e quajtur Xavier, do të shkonte drejt Polonisë.
Sigal