Shrumbohet historia e shkencës franceze, në flakë muzeu i Parisit

470
PARIS- Një zjarr i madh që shpërtheu gjatë natës ka djegur pothuajse krejtësisht muzeun e shkencës dhe natyrës në Paris të Francës. Zjarri ra në orën 02.00 dhe dogji 10 mijë metra katrorë të muzeut.
Sipas mediave lokale në shuarjen e flakëve u përfshin 30 automjete dhe 120 forca zjarrëfikëse, 2 prej të cilëve morën lëndime të vogla. Autoritetet e zjarrëfikëses bënë me dije se shuarja e zjarrit ishte tepër vështirë pasi flakët, të ndihmuara nga era, u përhapën me shpejtësi në pjesën më të madhe të godinës.
Nga raportimet e para mësohet se flakët u shuan plotësisht në orën 7 të mëngjesit. Sipas zyratrëve francezë në momentin e rënies së zjarrit në godinë nuk ndodhej asnjë person. 
Muzeu i shkencave në Paris ëshë më i madhi në të gjithë europën dhe tërheq çdo vit rreth 5 milionë turistë. Djegia e tij është një humbje e madhe për Francën pasi ai mbart një pjesë të madhe të trashëgimnisë së këtij vendi. 
Sigal