Shqiptari që fitoi zemrat e grekëve, ja gjesti i tij prej heroi

572
Sigal

Një shqiptar është cilësuar si hero në Greqi pasi shpëtoi nga flakët qentë e një familjeje greke. 30-vjeçari Anton Nake, ishte duke shëtitur kur dëgjoi zhurmat e qenëve të mbetur brenda banesës ku kishte rënë zjarri.

30-vjeçari dëgjoni qentë që qanin nga shtëpia në flakë dhe pa e menduar dy herë, u ngjit në katin e dytë të banesës dhe i liroi ata

Njeri qen ishte mbrapa derës dhe iu hodh në krahë sa e pa, kurse i dyti lehte e qante dhe ai nuk mund t’i afrohej. Megjithëse qeni e sulmoi, Antoni arriti ta zgjidhë, ta marrë në krahë dhe ta njerrë jashtë në rrugë, ku ishin pronarët e shtëpisë.

“Unë do doja të bëja më shumë. Unë veprova instiktivisht dhe që të fitoja kohë,”-tha shqiptari.