Shqiptari përplaset me pemën e manit, vdes natën e Pashkës

565
Një aksident fatal i ka marrë jetën mbrëmjen e së dielës një 30 vjeçari shqiptar në Itali.

Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e Pashkës, rreth orës 22:45 të 16 prillit 2017, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Dorian Alikollari, i cili banonte në Pradamano sëbashku me familjen e tij.

Sipas policisë rrugore të Udines, Alikollari ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte, një Golf Volkswagen, ndërsa po largohej nga Udine për të shkuar në shtëpinë e tij në Pradamano.

Makina është përplasur me një pemë, mani.

Aksidenti i të riut është njoftuar nga disa shoferë të cilët kanë parë automjetin e përplasur me pemën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe ambulanca por ekipet e shpëtimit nuk mund të bënin asgjë për shqiptarin, i cili mbeti i vdekur në vend për shkak të plagëve të marra.

Për nxjerrjen e trupit të viktimës është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve.

I riu nuk kishte dokumente me vete natën e aksidentit, por u identifikua nga të afërm që mbërritën menjëherë në vendngjarje.

30-vjeçari po udhëtonte vetëm në mjet.
Sigal