Shqiptari përdhunoi në grup vajzën 14 vjeçe, gjykata i dënon me 69 vite burg

523
Katër burra, mes tyre dhe një shqiptar, janë dënuar nga Gjykata në Trikalatë Greqisë për përdhunimin në grup dhe në mënyrë të përsëritur nga një vajze minorene.
Rasti u zbulua në shtator të vitit të shkuar. Katër burra, duke përfshirë dhe nunin e vajzës 14 vjeçe, kanë mbajtur të burgosur vajzën në një apartament në Larisa dhe e kanë përdhunuar në mënyrë të përsëritur.
Sipas raportimeve të medieve greke, seanca gjyqësore ishte një maratonë që zgjati dy ditë dhe vendimi për dënimin e autorëve u dha para mesnatës së të martës.
Dënimet
Katër personat që përdhunuan vajzën adoleshente u dënuan me burg, ndërsa dy prej tyre edhe me gjobë. Një 57-vjeçar me iniciale I.G. u dënuam e 24 vite burgim dhe 50.000 euro gjobë. I dyti, një 57-vjeçar me iniciale C.P. u dënua po me 24 vite burgim dhe 50.000 euro gjobë. I pandehuri i tretë, një 56-vjeçar me iniciale A.T. u dënua me 14 vite burgim dhe shqiptari, me iniciale A.K. u dënua me 7 vite burg.
Sigal