Shqiptari masakron ish-të fejuarën në Itali

416
Një vajzë shqiptare është dhunuar në mënyrë barbare nga ana e ish-të fejuarit, edhe ai shqiptar. Vajza e re,m disa vite më parë kishte shkuar në Itali me të arrestuarin, pasi ishin fejuar. Në atë kohë, ajo kishte qenë vetëm 19 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio.
Gjatë jetës në Itali ajo ishte njohur me një vendas me të cilin ishte dashuruar dhe më pas martuar, duke u ndarë nga i fejuari shqiptar. Por ky i fundit duket se nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe ka vendosur që të hakmerret.
Siç raporton media italiane,  ish i fejuari nuk e kishte harruar faktin e ndarjes. Ai ka shkuar mbrëmjen e dy ditë më parë në shtëpinë e saj dhe pasi i është hapur dera ka hyrë me forcë brenda.
Sigal