Shqiptari kapet në makinë duke i shitur kokainë, klientit

453
Një shqiptar 32 vjeçar, mbrëmjen e së shtunës ka rënë në pranga për shpërndarje drogë në Viassono. Shpërndarësi është arrestuar nga karabinierët e Monza që e kanë kapur në befasi shqiptarin bashkë me klientin të cilit i kishte dorëzuar një dozë kokainë.

Gjatë inspektimit, policia kishte vërejtur një makinë në rrugën Montegrappa që kishte ndaluar dhe kishte një burrë brenda, kurse një person tjetër ishte në rrugë afër dritares së makinës. Ata nuk dukeshin se ishin miq dhe nuk dukej se po flisnin, por ama po përfundonin një pazar droge.

Policia e ka kontrolluar shpëndarësin që kishte rreth 800 euro me vete, me shumë mundësi nga shitja e drogës dhe që i ishin shtuar edhe 50 euro nga shitja që sapo kishte bërë. Kontrolli vazhdoi edhe në shtëpinë e tij në Sovico, ku policia gjeti ambalazh identik me atë që kishte përdorur për shitjen e kokanës pak më herët.
Sigal