Shqiptari kapet me 3 mln euro kokainë në Milano

488
Policia italiane e antidrogës ka arrestuar në autostradën Milano Est një shtetas shqiptar 31 vjeç me akuzën e trafikut të drogës.

Ai ëshë ndaluar në një postobllok rrugor e në makinë e tij me targë gjermane, janë gjetur fshehur 26 pako kokainë me peshë 32 kg e me vlerë përfitimi në treg rreth 3 milionë euro.

Bashkë me të udhëtonte dhe një shtetase rumune 30 vjec dhe ndaj së cilës është ekzekutuar urdhëri i arrestimit.

Kokaina ishte e fshehur në një vend të modifikuar të makinës së tipit BMW X5. Falë kontrollit të dokumentave, policia italiane ka mundur të verifikojë se dy personat e ndalur janë të skeduar për vepra penale të lidhura me trafikun e lëndës narkotike e menjëherë ka nisur kontrolli i plotë i automjetit. Gjithashti shtetasit shqiptarr i janë sekuestruar dhe 1400 euro cash.
Sigal