Shqiptari i rrëmben djalin 2-vjeçar ish-të dashurës

490
Një 35-vjeçar shqiptar, banues në Mantova të Italisë ka përfunduar në prangat e policisë së Savonas të dielën, me akuzën e përndjekjes. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, 35-vjeçari u kap në Savona, pasi në këtë qytetet jetonte ish-partnerja e tij. Ajo ishte transferuar pasi i kishin dhënë fund lidhjes, verën e shkuar.
Duke përfituar nga mungesa e gruas, në shtëpinë e së cilës ishte kunata, shqiptari ka marrë djalin e saj 2-vjeçar dhe është larguar. Më pas e ka marrë gruan në telefon dhe e ka kërcënuar se do t’i vriste të birin dhe më pas veten, nëse ajo nuk rikthehej me të.
Në këtë pikë ish-partnerja ka lënë takim me shqiptarin. Por ajo ka shkuar bashkë me oficerët e policisë, të cilët e kanë arrestuar menjëherë sapo shqiptari është takuar me ish-të dashurën dhe i ka dorëzuar asaj djalin.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane.
Sigal