Shqiptari i arratisur nga burgu i Alessandrias kapet në një kamp rom

441
Ka zgjatur vetëm 3 javë arratisja nga burgu italian i shqiptarit Besnik Mirra.

Policia italiane ka mundur të arrestojë gjatë ditës së djeshme, shqiptarin Besnik Mirra 35 vjeç, i cili më datë 17 mars u arratis nga burgu San Michele në Alessandria.

37-vjeçari shqiptar është arrestuar, ndërsa fshihej në një kamp rom në provincën e Milanos.

Detajet e operacionit të Policisë italiane janë ende top secret,pasi mund të ketë arrestime të personave të tjerë që kanë bashkëpunuar në arratisjen e shqiptarit.

Në momentin e arratisjes, i burgosuri Besnik Mirra, i cili ishte i punësuar si punonjës pastrimi në burgun e San Michele, po punonte mes murit rrethues të strukturës që lidhej me parkingun e jashtëm.

Duke përfituar nga mosfunksionimi i telekamerave të mbikqyrjes 35-vjeçari shqiptar arratiset pa lënë gjurmë.

Autoritetet e burgut informuan se arratisja e tij u favorizua dhe nga mungesa e personelit mbikqyrës në këtë strukturë.

Në momentin e arratisjes ishte vetën një punonjës i policisë së burgut, që i duhej të mbikqyrte 5 të burgosur që po punonin në pjesën e jashtme të strukturës.

Shqiptari Besnik Mirra ishte i dënuar me burg deri më vitin 2024 për krime të ndryshme si grabitje, falsifikime e rezistencë të dhunshme ndaj forcave të rendit.
Sigal