Shqiptari goditet barbarisht disa herë me thikë. Autori më pas shkon në shtëpi dhe kryen…

123

Një 33 vjeçar nga Kosova është vrarë të dielën në qendër të Firences në Itali.

Sipas skenës së rindërtuar nga hetuesit, kosovari me mbiemër Kelmendi ishte shfaqur në një lokale rreth orës 2 në Rrugën “Faenza” në gjendje të dukshme të paqëndrueshme, ndoshta nga konsumi i tepërt i alkoolit.

Në këtë moment, ai është përfshirë në një sherr me një tunizian. Në sherr e sipër kanë ndërhyrë miqtë dhe kamarierët duke i ndarë. Më pas, burri nga Tunizia është larguar.

Pas pak, megjithatë është kthyer duke vazhduar grindjen me 33 vjeçarin, duke dalë në rrugë për t’u sqaruar.

Atje, tuniziani e ka goditur disa herë me thikë në fyt dhe trup duke i shkaktuar vdekjen. Ai u largua më pas nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në një pishinë gjaku.

Viktima u dërgua me urgjencë në spitalin e Firences por për fat të keq nuk u bë dot asgjë për të.

vittimaaaa

Policia italiane ka arrestuar 39 vjeçarin afrikano-verior, i cili është marrë në pyetje dhe ka pranuar krimin. Ai ka deklaruar se e ka goditur me thikë nga frika se mos e godiste.

Sipas rrëfimit të tunizianit, i cili kishte plagë goditëse në fytyrë dhe krah, kosovari e ka rrahur dhe i ka shqyer rrobat, duke bërë që thika e kuzhinës që kishte në këmishën e tij të binte në tokë.

Tuniziani ka deklaruar se e ka rrëmbyer thikën nga frika mos e merrte ai i pari dhe e ka qëlluar disa herë me verbim.

Më pas është larguar për në shtëpi ku ka larë thikë dhe duke kuptuar se çfarë kishte bërë ka dalë sërish në rrugë ku është arrestuar nga karabinierët