Shqiptari gjendet i vdekur në makinë, dyshimet e para të policisë

503
Sigal

Një shqiptar është gjetur i pajetë në makinë, në San Severino, në Itali. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, 33 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur është gjetur i pajetë brenda në automjet, i cili ka qenë i ndaluar buzë rruge.

Ai është parë në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4.30, kur disa persona që kalonin aty ndalën dhe e konstatuan pa shenja jete. Makina ishte e ndaluar në rrugën provinciale 127, rrugën që lidh Tolentinin me San Severinon.

Policia dhe urgjenca që u thërrit konstatuan se ai nuk kishte shenja jete, ndërkohë që trupi u dërgua në morg në pritje të ekzaminimit për të përcaktuar shkakun.

Shkaku i vdekjes ende po shqyrtohet nga hetuesit, por dyshohet për ndonjë sëmundje që i ka dhënë goditje të menjëhershme.