Shqiptari betohet para policisë italiane pasi u kap me mbi 70 kg drogë: Do e shisja për festat e…

107

Pak a shumë si zinxhirët e mëdhenj të dyqane me pakicë, edhe tregu i drogës ka të njëjtat nevoja: mbushjen e depove për festat e Krishtlindjes.

Kjo është ajo që Saimir Ballesha, një shqiptar 32 vjeçar, u tha agjentëve të stacionit policor Mirafiori kur i gjetën, brenda një kapanoni të përdorur prej tij, 7 çanta, disa prej të cilave të ngarkuara me marijuanë. Atje u gjetën 71 kg drog.

“Ishte një ngarkesë që duhej për kërkesat e Krishtlindjes, unë thjesht duhej ta mbaja atë për të tjerët”, tha ai. Hetuesit do të duhet të sqarojnë më mirë rolin e tij, i cili për momentin nuk duket i qartë.

Në fakt, çantat e gjetura janë 7, dhe minimalisht secila prej tyre mban 30 kg, kështu që ngarkesa e ruajtur fillimisht duhej të ishte mbi 200 kilogramë. Me gjasë, pjesa tjetër ishte shitur.

Lënda narkotike do t’i kishte sjellë atij 900 mijë euro. Por, nëse mendojmë se aty ishin mbi 200 kg drogë, fitimet do të ishin miliona euro.

Operacioni

Operacioni nga një aktivitet patrullimi civil i zakonshëm para një bari (zona Mirafiori) ku shpesh gjenden persona të ndryshëm, edhe për arsye “biznesi”. Agjentët vërejnë një personazh të parë në raste të tjera, ai bisedon me persona të ndryshëm. Pastaj ai nxiton larg në makinë. Policët vendosin ta ndjekin atë dhe ndalesa e parë është një kapanon në Via Arnaldo da Brescia.

Ballesha është parë duke dalë nga makina me një çantë. Në atë pikë policët, vendosin të ndërhynin, duke dyshuar se mund të kishte drogë: është hapur dhe kontrolluar garazhi i makinave. Aty është sekuestruar ngarkesa për “Krishtlindje” dhe personi është arrestuar për posedim droge.

Shpjegimet e dhëna nga shqiptari, me një procesverbal të pastër, nuk i bindin hetuesit: ai pretendon të ketë qenë në vështirësi financiare dhe të ketë kërkuar ndihmë nga bashkatdhetarët.

“Jam i dëshpëruar, madje edhe i gatshëm të ndërmarrë shumë rreziqe vetëm për të vendosur ca para”, tha ai.

Ai betohet se ishte hera e parë në jetën e tij. Në vend të kësaj, roli i tij duket se është më i thellë se kaq. Hetimet vazhdojnë, dhe shumë të dhëna do t’i jepen seksionit të narkotikëve zhvillime të mundshme të mëtejshme.

Tani për tani, kënaqësia e agjentëve të stacionit policor Mirafiori mbetet largimi nga “tregu i festave”, të mbi 71 kilogramë drogë.