Shqiptari aksidentohet rëndë me motor në Itali

496

Një i ri shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti që pësoi me motor.

Sigal

Ngjarja ndodhi në Livorno të Italisë gjatë ditës së sotme. Mediat italiane nuk japin emrin e tij, por thonë se ai është 29 vjeç. 

Duke përshkruar dinamikën e aksidentit, ai ka qenë duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur në asfalt.

Si pasojë shqiptari mbeti i bllokuar për shumë minuta në hekurat anësorë të rrugës. 

Forcat e ndihmës së shpejtë që e kanë nxjerrë nga aty, thanë se i riu është në gjendje të rëndë, pasi ka marrë dëmtime në të gjithë trupin dhe ka një plagë të rëndë në pjesën e belit. 

Për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit policia italiane është duke kryer hetimet