Sigal

Gjithnjë e më shumë persona po përpiqen të shkojnë nga Cuxhaveni i Gjermanisë, për në Britani. Kjo rrugë po ndiqet edhe nga shumë shqiptarë. Ata mundohet të hynë ilegalisht, nga ana e pasme e kamionëve të mallrave.

Këto janë rreziqe të mëdha që po i ndërmarrin shumë shqiptarë. Ndërkohë, operatorët e porteve i kanë rritur masat e tyre të sigurisë.

Gjashtë herë në javë, një trajekt mallrash udhëton nga Cuxhaveni për në Immingham të Anglisë. Ajo që ndokush vështirë se e di: Pothuajse çdo herë ndonjë pasagjer ilegal përpiqet të futet pa dokument hyrjeje. Kryesisht bëhet fjalë për shqiptarët që në Gjermani kanë shkuar si turistë. Qëllimi i tyre është një jetë në Britani të Madhe. Ata atje dua të bashkohen me pjesën tjetër të familjes së tyre.

“Gjithçka filloi në vitin 2015”, thotë Jörg Ristow i Policisë Federale në Hanover. Që atëherë, Cuxhaven është bërë gjithnjë e më shumë një qendër për udhëtarët ilegalë. Gjithashtu janë prekur edhe portet e tjera të Gjermanisë Veriore.  Megjithëse në një masë shumë më të vogël.