Shqiptarët kapen me drogë, ja vendimi për ta nga shteti italian

534
Sigal

Dy shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, në akuzën e posedimit të lëndëve narkotike

Shqiptarët e moshës 25 vjeç u kapën me 12 gram kokainë, tre telefona celularë dhe 130 euro.

Mendohet se këto para kanë ardhur si pasojë e veprimtarisë kriminale, shkruajnë mediat italiane.

Të rinjtë u ndaluan nga oficerët e policisë të Italisë. Ata do të ndiqen penalisht, kurse është dhënë urdhër për dëbim të tyre nga territori i shtetit të Italisë.