Shpëtoi mrekullisht,vogëlushja kthehet në shtëpi për Krishtlindje

628
Sigal

Një çift do të festojë Krishtlindjet e para me vajzën e tyre të porsalindur, pas muajsh në spital.

Layla Daly lindi në muajin e tretë në mënyrë të parakohshme, ndërkohë që prindërit e saj nuk hoqën dorë nga ajo.

Prindërve, Vicky Rusell, 27 vjeç dhe Scott Daly, 30 vjeç, iu tha se ajo mbase nuk do t’ia dilte për shkak të mushkërive të pazhvilluara.

Vogëlushja luftoi për mbijetesë, duke iu nënshtruar 11 tranfuzioneve të gjakut. Por, pavarësisht sakrificave, Layla, e cila erdhi në jetë më e vogël se dora e babait të saj, është më në fund në shtëpi dhe familja e saj, po përgatitet për Krishtlindjet e para.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri