Shpëtohen 6500 emigrantë në brigjet e Libisë

526
Rreth 6500 emigrantë janë shpëtuar pranë brigjeve të Libisë, në një prej operacioneve më të mëdha të bëra ndonjëherë. Kjo është bërë e ditur nga rojet bregdetare italiane. 40 misionet e koordinuara të shpëtimit u zhvilluan rreth 20 km larg qytetit libian të Sabrathas. Në disa video të publikuara tregohen emigrantët që brohorasin apo notojnë drejt anijeve të shpëtimit. Emigrantët thuhet se janë nga Eritrea dhe Somalia.
Emigrantët nga vendet afrikane si Eritrea dhe Somalia po përpiqen të kalojnë nga Libia në Itali. Rreth 106 mijë persona kanë mbërritur në Itali deri më tani këtë vit, ndërsa 2726 të tjerë kanë humbur jetën. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, mbi 275 mijë emigrantë në Libi janë në pritje të udhëtimit. Në operacionet e së hënës u përfshinë anije italiane ashtu si edhe të agjencisë kufitare të BE-së Frontex e të disa organizatave humanitare. Vitin e kaluar, mbi një milion emigrantë, shumë prej të cilëve donin t’i shpëtonin luftës civile në Siri, mbërritën në Europë.
Sigal