Shpërthimi në Stamboll, u shkaktua nga një bombë artizanale, një person i vdekur

415
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në një metro në Stamboll, ndërsa raportohet për të paktën një person të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në stacionin “Bajram Pasha”, ndërsa menjëherë është pezulluar lëvizja e trenave.

Njerëzit që ndodheshin në metro janë udhëzuar të lëvizin më këmbë. Fillimisht mediat turke raportuan se është dëgjuar një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një defekt në transformator. Por më pas u konfirmua se shpërthimi u shkaktua nga një bombë artizanale. Mësohet gjithashtu se bomba ishte vendosur mbi një mbikalim në stacionin e metrosë. Policia turke ka nisur hetimet për ngjarjen.
Sigal