Shpërthimi në Londër, gazetari rrëfen momentin: Njerëzit në panik, u gjakosën duke u hedhur nga treni

490
Një shpërthim në një vagon metroje në kryeqytetin anglez, Londër ka shkaktuar panik e minuta tmerri tek njerëzit. Mësohet se një kovë e futur në një qese marketi frigoriferike ka shpërthyer në një prej vagonëve të metrosë së nëndheshme në pjesën jug-perëndimore të Londrës në Parsons Green. E gjithë policia londineze është mobilizuar në sekonda.
Shërbimi i Ambulancës së Londrës thotë se ka dërguar një ekip reagimi në zonën e rrezikshme në vendngjarje.
Gazetari i BBC në Londër Riz Lateef, i cili ishte në Parsons Green duke shkuar për në punë, tha se “kishte panik dhe njerëzit nxitonin të dilnin nga treni, pasi dëgjuan atë që dukej si një shpërthim”
“Njerëzit u gërvishtën dhe morën plagë të lehta duke u përpjekur të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Kishte shumë panik”, tregoi ai.
Moderatorja e lajmeve në BBC, Sophie Raworth tregon se pa një grua në një barelë me djegie në fytyrën dhe këmbët e saj.
Alex Littlefield, 24 vjeç, një punonjës i qytetit, tregoi momentin kur pa njerëzit të vraponin të tmerruar dhe forca të shumta policie të armatosura.
“Isha duke rreth stacionit Parsons Green Tube kur pashë njerëzit duke vrapuar të tmerruar. Pashë oficerë policie, zjarrfikës, turma njerëzish të shqetësuar dhe policë të armatosur”, tregoi ai.
Sigal