Shpërthimet në Dortmund, shënjestra dyshohet ekipi i Borussias

533
Kreu i policisë në Dortmund tha se tre shpërthimet pranë autobusit së skuadrës së Borussias kishin si shënjestër ekipin. Prokurori i shtetit u shpreh se është gjetur një letër, e cili po hetohet nëse ka lidhje me shënjestrën e sulmeve.

Tre shpëethimet ndodhën mbrëmjen e djeshme, 11 prill pranë autobusit të ekipit të Borussia Dortmund përpara nisjes së çerekfinales me skuadrën e Monacos.

Nga shpërthimet mbeti i plagosur lojtari Marc Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni pas thyerjes së një kocke në dorën e tij.

Ekipi bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se lojtarët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nga shpërthimi janë thyer xhamat e autobusit.

Ndeshja çerekfinale e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Monacos u shty për ditën e sotme në orën 18:45.
Sigal