Shpërthime në Pakistan, 31 militantë të vrarë

441
Ushtria e Pakistanit thotë se sulmet ajrore mbi talibanët në veriperëndim të vendit kanë vrarë të paktën 31 militantë të dyshuar. Zyrtarët e inteligjencës thanë se aeroplanët ushtarakë kanë qëlluar zonën Shawal sot, duke vrarë të paktën 17 militantë të dyshuar. Katër vendstrehime të militantëve u shkatërruan, sipas zyrtarëve. Sulmet ajrore ndodhën në pjesën e kufirit të rajonit të Waziristan Jugor dhe Verior. Shumica e civilëve janë evakuuar vitin e kaluar, kur Pakistani filloi ofanzivë të plotë kundër talibanëve pakistanezë dhe aleatëve të tyre.
Sigal