Shpërthim në një vilë pranë Romës, një i vdekur

516
Sigal

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës së shkuar në një vilë në komunën Santa Marinella në provincën e Romës. Shpërthimi ka shaktuar shëmbjen e vilës.

Deri më tani trupat e zjarrëfikëseve në vendngjarje raportojnë se nga gërmadhat është nxjerrë trupi i karbonizuar i një personi. Viktima është një 63 vjeçar italian.

Shpërthimi ka ndodhur në katin e  parë të vilës duke shkaktuar shembjen e pjesshme dhe të një banese tjetër pranë.

Komuna e Santa Marinellës ku ndodhi dhe ngjarja pozicionohet në bregdetin pranë Romës e është një zonë turistike e frekuentuar mjaft gjatë stinës së verës.

Trupat e zjarrëfikësve vazhdojnë punën në vendngjarje për zbardhjen e motiveve të këtij shpërthimi.