Shpërthim në një stacion metroje në Nju Jork, policia: Dyshohet sulm terrorist

492
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orën 6.30 të mëngjesit në një stacion metroje pranë terminalit të autobusëve në Manhatan të Shteteve të Bashkuara, vetëm disa blloqe larg sheshit të njohur Times Square në Nju Jork.
Departamenti i policisë së Nju Jorkut gjetën diçka të dyshimtë në pjesën ku qëndrojnë pasagjerët që presin trenët A dhe 1.
Mediat amerikane shkruajnë se ka shumë mundësi të ketë qenë një sulm terrorist. Policia ka marrë një person i cili gjithashtu mbante me vete një pajisje me shumë tela.
Agjencitë e përforcimit të ligjit raportuan se shpërthimi nuk ndodhi i plotë, por ishte i pjesshëm. Forcat policore dhe zjarrfikësit kanë ndëhyrë në kohë.
Nga ngjarja kanë mbetur disa persona të lënduar.
Sigal