Shpërthim në Irak, 4 persona të vrarë

471
Disa bomba shpërthyen gjatë një ndeshjeje të futbollit në Irak më 27 korrik, duke vrarë të paktën katër persona, thanë zyrtarët e sigurisë. Të paktën 10 persona u plagosën në sulm. Ambulancati dërguan ata në spitalet më të afërta, ndërsa policia rrethoi vendin e shpërthimit. Disa nga lojtarët e futbollit besohet të jetë në mesin e viktimave.
Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por grupi militant Shteti Islamik është i dyshuar për kryerjen e një varg shpërthimesh vdekjeprurëse në Irak.
Sigal