Shpërthim në fabrikën e armëve në Mal të Zi, plagosen dy punonjës

558
Në shpërthimin që ndodhi në fabrikën e armëve “Tara” në Mojkovc mëngjesin e sotëm, plagë të rënda kanë pësuar dy punonjës. Për shkak të lëndimeve serioze, punonjësit e plagosur u transportuan urgjentisht në Qendrën Klinike në Podgoricë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas shpërthimit, ata fillimisht u transportuan në Qendrën Shëndetësore Mojkovac, nga ku u transportuan në spitalin e Bijelo Poljes. Pas dhënies së ndihmës, ku u konstatuan djegie të rënda, punonjësit u transportuan me helikopter në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.
Menaxhmenti i fabrikës ende nuk është prononcuar në lidhje me këtë rast kurse hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit janë në vijim.
Në fabrikën e armëve “Tara” në Mojkovac edhe më parë ka patur shpërthime. Në qershor 2015, nga shpërthimi jetën e humbi një punonjëse ndërsa shtatë nga kolegët e saj u plagosën.
Në shkurt të vitit 2014, u plagos kreu i sektorit piroteknik ndërsa gjashtë persona u plagosën në shpërthimin në tetor të po atij viti.
Sigal